Alliu: Brazili është arsyeja pse njerëzit duan futbollin

Futboll

Alliu: Brazili është arsyeja pse njerëzit duan futbollin

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:29
Alliu

Brazili ka mposhtur Korenë e Jugut me rezultatin e thellë 4-1 dhe kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Botës. Ilirjan Alliu është shprehur në emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ se Brazili është arsyeja përse njerëzit e duan futbollin. Më tej ai ka komentuar rënien e ritmit në pjesën e dytë si një dëshirë të brazilianëve për të mos turpëruar më tepër kundërshtarin.

“Brazili është arsyeja pse njerëzit e duan futbollin kaq shumë. Në ndeshjen e sotme ishte me dy panorama.

Një pjesë të parë, kur ishte Brazili me uri, me etje, koreografikisht i shkëlqyer në punimin e topit, në vertikalizimin e topit, në harmoni, në cilësi, në elegancë.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte një panoramë tjetër, që hynë rezervat e trajnerit për të mbajtur ekipin më të freskët. Por edhe një lloj karakteri që brazilianët e kanë, nuk ia marrin frymën atij që e shohin të dobët. Ajo që është më e bukura te Brazili është se po vjen nga dita në ditë duke përmirësuar cilësinë gradualisht“, është shprehur Ilirjan Alliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat