Maja Nikoliq është një farë këngëtare serbe por plani i saj dhe disa serbëve dështoi duke iu falënderuar fitores së Zvicrës me kapitenin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Shaqiri veç e hapi serinë e golave, ndërsa Zvicra triumfoi me rezultat 3:2 dhe e eliminoi Serbinë nga Kampionati Botëror.
Maja gjatë një emisioni ka komentuar edhe gjestin që Xherdan Shaqiri bëri kundrejt lojtarëve serbë, gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.
Maja tregon si i dështoi plani.
“Për mua futbolli është një gjë e madhe. I përkrah dhe i dua aq shumë, saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën”, tha ajo, madje duke gënjyer:
“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia".