Brazili dhuroi një performancë fantastike përballë Koresë së Jugut duke e mposhtur me rezultatin 4-1 dhe duke avancuar kështu në çerekfinalet e Botërorit, ku përballë do të ketë Kroacinë.
Protagonist në këtë fitore ishte dhe sulmuesi Riçarlison, i cili shënoi një nga katër golat e “Seleçaos” dhe ra në sy me kërcimin e tij, të cilin e bëri së bashku me trajnerin Tite.
Por duket se trajneri i Brazilit nuk ishte i vetmi person që e mësoi këtë kërcim. Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi i Totenhemit u takua me legjendën braziliane, Ronaldo.
Ky i fundit duket se i ka kërkuar që t’i mësojë dhe atij kërcimin që i mësoi Tites dhe Riçarlsion nuk nguron ta bëjë.
Pas kësaj ata shkëmbyen një përqafim të ngrohtë dhe numri 9 i Brazilit bëri të njëjtin veprim që bëri dhe shoku i tij i skuadrës, Rodrigo, duke i puthur këmbët “Fenomenit”.