Achraf Hakimi shpjegon dallimet që gjen mes Marokut dhe Paris Saint-Germain.
Në një intervistë të dhënë për mediet spanjolle ai la theksuar se te kombëtarja është shumë i rëndësishëm, ndërsa te PSG-ja, shton më tej, ka shumë lojtarë të mëdhenj.
“Në Paris ka lojtarë të mëdhenj, si këtu, por me Marokun kam më shumë rëndësi në lojë, e prek më shumë topin. Unë është e rëndësishme të jem rehat.
Në Paris është shumë ndryshe, ndonjëherë vrapon dhe nuk e merr topin. Këtu ata po përpiqen të më gjejnë, ata e dinë se sa i rëndësishëm mund të jem në sulm dhe mbrojtje. Më japin shumë besim dhe përpiqem ta kthej”-tha Hakimi.