Rik Karsdorp duket se nuk do të jetë më pjesë e Romës, pas deklaratës së dhënë nga Murinjo, se holandezi nuk i është përgjigjur udhëzimeve të trajnerit dhe se të bëjë valixhet gati për t’u larguar.
Kështu duket se në skenë është shfaqur Juventusi, me bardhezinjtë të cilët duan të përforcojnë mbrojtjen dhe kështu Karsdorp është kthyer në objektiv kryesor.
Problemet që po ndodhin me bordin drejtues të “Zonjës”, duket se nuk e ndalojnë atë për të menduar për merkaton.
Duket se dhe Murinjo e ka një emër për të zëvendësuar holandezin. Bëhet fjalë për Alvaro Odriozolën, mbrojtësin e Realit, i cili duket se nuk po gjen më haqpësira te “Galaktikët”.