KF Llapi me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Sokol Kiqina.
“KF Llapi njofton se me marrëveshje të dyanshme kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Sokol Kiqina”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kiqina u bashkua me bardhekaltrit gjatë kësaj vere nga FC Feronikeli dhe u paraqit në 10 ndeshje zyrtare me klubin, shkruan Gazeta Olle.
“Klubi ynë e falenderon për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!”, ka shkruar KF Llapi..