KOK-u i blenë dy vetura-kombi, kjo është arsyeja!
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës në kuadër të mbështetjes për federatat sportive, ka vendosur të blejë edhe dy vetura kombi, të brendit Wolkswagen.
Qëllimi i blerjes së veturave është dhënia në shfrytëzim federatave, të cilat do t’i përdorin për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.
Krahas këtyre dy veturave, KOK prej afër dy vitesh u ka dhënë në shfrytëzim federatave veturën kombi të brendit Toyota, të cilën deri tani e kanë marrë në shfrytëzim afër 20 federata të ndryshme.