Ish-trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel, është favorit për të marrë drejtimin e Gjermanisë, nëse trajneri aktual Hans Diter Flick, vendos që të largohet.
Sipas të përditshmes gjermane “Kicker”, shkarkimi i Oliver Bierhofit, si menaxher i përgjithshëm i Gjermanisë, mund të ndikojë në të ardhmen e Flikit me ekipin. Në sfondin e këtij lajmi, Hans Diter mund të japë dorëheqjen.
Trajneri Tuchel është pa punë, pasi u shkarkua nga Çellsi në fillim të muajit shtator.
Tomas Tuchel, më parë ka qenë i përfolu për të punuar për kombëtaren e Anglisë, ku gjermani mund të zëvendësojë Geret Sautgejtin.