Askush si Brozoviç në Kupën e Botës, kroati thyen rekordin e tij!
Marcelo Brozovic ka treguar edhe një herë se pse cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Ai ka thyer rekordin e tij në faktë në ndeshjen e djeshme ndaj Japonisë, të cilën e kishte vendosur në Kupën e Botës të vitit 2018.
Mesfushori i Interit, Brozoviç ka vrapuar 16,7 kilometra në total ndaj Japonisë, askush tjetër si ai.
Në edicionin e fundit të Kupës së Botës në vitin 2018, ai vendosi rekordin me 16,3 kilometra gjatë një ndeshje, kundër Anglisë.