Tronditet Spanja
Senzacion, Maroku në qiellin e shtatë, rrëzon Spanjën!
Maroku kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror në futboll, që po mbahet në Maroku.
Kombëtarja e Marokut ka shënuar fitore me penallti me rezultat 3:0 ndaj Spanjës.
Maroku
Marokenët e presin në çerekfinale fituesin e sfidës Zvicër – Portugali.
Maroku ka treguar lojë burrërore për 120 minuta. As në kohën e rregullt as pa vazhdimeve nuk ka pas gola dhe penalltitë e kanë përcaktuar fituesin.
Në minutën e 27-të, Marco Asensio (Spanjë) nga pozita paksa anash nga afërsia gjuan jashtë shtyllës së djathtë, lëshon rast të mirë.
Noussair Mazraoui (Marok) në minutën e 32-të, godet nga 20 metra dhe mezi e ndal topin portieri spanjoll.
Në minutë e 42-të, fat i madh për Spanjën, Nayef Aguerd (Marok) godet me kokë nga afërsia por mbi traversë.
Spanja sulmojë me të gjitha forcat por nuk shënuan përgjatë 120 minutave.
Për Marokun realizuan nga penalltitë: Sabiri, Ziyech, Hakimi dështoi Benoun për Spanjën: dështuan Sarabia, Soler. Busquets.
Maroku- Spanja 3:0 me penallti
Kartona të verdhë: Saïss - Laporte.
Maroku: Bounou – Hakimi, Aguerd (El Yamiq 84'), Saïss, Mazraoui (Attiat-Alla 82') – Ounahi (Benoun 120'), Amrabat, Amallah (Cheddira 82') – Ziyech, En-Nesyri (Sabiri 82'), Boufal (Ez Abde 66').
Spanja: Simon – Marcos Llorente, Rodri, Laporte, Alba (Balde 98') – Gavi (Soler 63'), Busquets, Pedri – Ferran Torres (Williams 75' - Sarabia 118')), Asensio (Morata 63'), Olmo (Fati 98').