Humbje thellë e Zvicrës
![](/media/botasot.info/images/2022/December/06/auto_111670360089.jpg)
Zvicrës nuk i shkoi asgjë ndoresh në duel me Portugalinë, duke pësuar humbje të thellë, me rezultat 6:1, në kuadër të tetës së finales së Kampionatit Botëror.
Pak kush ka pritur një fitore të thellë të Portugalisë ani se ishte favorite ndaj zviceranëve.
Jo edhe gjithmonë ekipi e ka mbrëmjen e vet, kështu ishte sonte me Zvicrën.
Portugalia - Zvicra 6:1
Shënues: Ramos (17', 51' e 67'), Pepe (33'), Guerreiro (55') - Akanji (58'), Leao (90+2').
Kartona të verdhë: Schar, Comert.
Portugali: Costa, Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro, Carvalho, Bernardo Silva (Neves (81'), Otavio (Vitinha 73'), Fernandes, Ramos (Horta 73'), Joao Felix (Ronaldo 73).
Zvicra: Sommer, Fernandes (Leao 89'), Akanji, Schar (Comert 46'), Rodriguez, Freuler (Zakaria 54'), Xhaka, Shaqiri, Sow (Seferoviç 54'), Vargas (Okafor 66''), Embolo (Jashari 89').
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me Zvicrën patën një mbrëmje të keqe ë stadiumin “Lusail Iconic” në Lusail.
Ardon Jashari, 20-vjeçari, futet në lojë në minutën e 89-të, duke debutuar në Kampionatin Botëror.
Në minutën e 17-të, Portugalia në epërsi (1:0). Goncalo Ramos brenda 16-shit dhe me goditje të fortë shënon në këndin e epërm të djathtë.
Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 30 metra, godet me mjeshtri por topi shkoi përskaj shtyllës së majtë pikërisht në minutën e 30-të, me fat Portugalia.
Në minutën e 33-të, mbrojtja së Zvicrës nuk reagoi si duhet. ndërsa Pepe ka shënuar me kokë për 2:0.
Në minutën e 38-të, Zvicra me rast shënimi, por Edimilson Fernandes godet me kokë jo aq fuqishëm dhe topi ndalet nga portieri Costa.
Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ramos në pozitë ballore por portieri Sommer me maje të gishtërinjve ka shpëtuar portën e tij.
Në pjesën e dytë, një Portugal mëe rrezikshme duke shënuar edhe katër gola tjerë.
Futbollisti Ramos kompletoi het-trikun. Ai ka shënuar në minutën e 51-të për 3:0, pastaj Guerreiro për 4:0.
Zviceranët ngushtuan rezultatin me golin e Akanji i cili ka realizuar nga afërsia, 4:1. Në minutë e 67-të, Ramos me dinakërinë e tij ka shënuar për 5:1. Leao shënoi në fund për 6:1.