Cristiano Ronaldo do ta startojë në stol ndeshjen Portugali-Zvicër, ka zbuluar Record fillimisht dhe me pas eshte zbuluar zyrtarisht. Kapiteni i Kombëtares lusitazne është kështu jashtë njëmbëdhjetëshes dhe do të zëvendësohet mesa duket nga Gonçalo Ramos në këtë ndeshje te 1/16-ve të Boterorit 2022 ndaj Zvicres…
“Siç mësuam, vendimi për të lënë CR7 jashtë njëmbëdhjetëshe është marrë këtë të martë.
E njëjta gjë vjen pasi Fernando Santos pranoi se ishte i pakënaqur me qëndrimin e Ronaldos, i cili, mos harroni, kur u zëvendësua kundër Koresë së Jugut, tha në drejtim të pankinës: “Pse k*rin nxiton që me nxjerr jashte”
“Kur mbaroi ndeshja shkova në zonen miiks dhe më pas shkova në konferencë. E përsëris: në fushë nuk dëgjova asgjë, ai ishte shumë larg dhe e dëgjova vetëm duke debatuar me lojtarin korean. A i kam parë pamjet?
Po. Nëse më ka pëlqyer? Jo.
Vërtet nuk më ka pëlqyer asgjë. Keto çështje zgjidhen në shtëpi dhe jo perpara publikut, ndaj po mendohem për ndeshjen e nesërme, për të cilën të gjithë janë të fokusuar”, tha. trajneri dje në konferencën paraprake për ndeshjen me zviceranët. Do te ishte hera e pare per Ronaldon ne stol ne nje ndeshje kaq me rendes...