Arsenali ka konfirmuar se Gabriel Jesus i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë.
Klubi londinez gjithashtu bëri të ditur se sulmuesi brazilian e ka kaluar me sukses këtë operacion.
“Gabriel Jesus i është nënshtruar me sukses një operacioni në gjurin e tij të djathtë pasi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së grupeve të fazës së grupeve të Kupës së Botës Brazil – Kamerun të premten. Gabby tani do të fillojë programin e tij të rehabilitimit.
Të gjithë në klub po mbështesin Gabby dhe do të punojnë shumë për ta rikthyer atë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gabriel Jesus pritet të jetë jashtë fushave për disa muaj.