Plot 28 gola u shënuan në 8 sfidat e vlefshme për raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës.
Një rekord historik ky për sa i përket numrave të golave brenda një edicioni të shënuara në këtë raund, që prej vitit 1986 kur ky raund filloi të aplikohej.
Në këtë statistikë janë përjashtuar penalltitë e gjuajtura në 2 sfidat që shkuan me penallti, atë mes Japonisë dhe Kroacisë si dhe Marok-Spanjë.
Dueli me numrin më të lartë të golave ishte ai i mbrëmjes së sotme mes Portugalisë dhe Zvicrës, që përfundoi me rezultatin 6-1.