Santos: Nuk kam problem me Ronaldon, ai është shembull

Futboll

Santos: Nuk kam problem me Ronaldon, ai është shembull

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:51
Fernando Santos

Portugalia e eliminoi Zvicrën sot nga Kampionati Botëror “Katar 2022”, kështu duke siguruar biletën e fundit drejt çerekfinales së këtij turneu.

Portugalia e shkatërroi Zvicrën me rezultat të thellë 6:1, ku shkëlqeu Goncalo Ramos me tre gola, i cili zëvendësoi sot Cristiano Ronaldon në rolin e sulmuesit.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos vendosi që ndeshjen e sotme ta nisë me Ronaldon në bankën rezervë, vendim ky i cili shpejt u bë edhe qendra e vëmendjes së kësaj përballje.

Tani, pas ndeshjes Santos sqaroi vendimin e tij që ta nisë ndeshjen me Ronaldon si rezervist kundër Zvicrës.

“Nuk ka asnjë problem me kapitenin tonë. Ne jemi shokë për shumë vite. Ne biseduam para ndeshjes dhe ai nuk kishte asnjë problem me vendimin tim. Ai është një shembull”, tha Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat