Padyshim fitorja e Marokut ndaj Spanjës në fazën e 1/16-ave në Botërorin e Katarit ishte një surprizë e madhe për këdo.
Një lojë tepër emocionuese, me plot raste, por që fati u vendos nga penalltitë.
Futbollistët e Marokut arritën të shënojnë 3 gola nga 4 gjuajtje, ndërsa iberikët nuk arritën të shënonin asnjë gol.
Por si u festua nga tifozët ky kualifikim i Marokut?
Qindra njerëz kanë pushtuar sheshet, rrugët teksa festojnë në mënyrë të mrekullueshme këtë fitore historike.