Gazetari i njohur, Christian Falk ka përditësuar sot në lidhje me spekulimet për të ardhmen e yllit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Sipas Falk, Liverpooli është skuadra më favorite për të nënshkruar me Bellingham në verën e ardhshme.
Po ashtu, bëhet e ditur se familja e yllit anglez preferon një lëvizje në “Anfield Road”.
Të interesuara për shërbimet e Bellingham janë edhe top skuadrat e tjera si Real Madridi, Manchester City e Paris Saint-Germain.