Real Madridi i gatshëm të paguajë para të majme për Gvardiol!
Klubi spanjoll, Real Madrid raportohet se do të bëjë gjithçka që të transferojë mbrojtësin e Kroacisë dhe RB Leipzig, Joshko Gvardiol.
Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, madrilenët janë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe parash për të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ reprezentuesin kroat, i cili po bën paraqitje jashtëzakonisht të mira në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
RB Leipzig, Joshko Gvardiol po ndiqet nga shumë klube evropiane, duke përfshirë skuadrën e madhe të Premierligës, Chelsea, megjithatë, ‘Los Blancos besojnë se veterani Luka Modriç do të ndikojë tek Gvardiol që t’i bashkohet Real Madridit.