Milan po konsideron një lëvizje për Grealish

Futboll

Milan po konsideron një lëvizje për Grealish

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 12:06
Ylli anglez, Jack Grealish

AC Milan mund të bëjnë një lëvizje të befasishme për Jack Grealish.

Ylli anglez, Jack Grealisht nuk ka gjetur veten më së miri te skuadra e Manchester City dhe emri i tij ka nisur të lidhet me një largim të mundshëm.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Milan mund të bëjnë një lëvizje ‘shok’ për Grealish, në të ardhmen e afërt.

Man City thuhet se janë të gatshëm të heqin dorë nga kartoni i Grealish, për të mbledhur fonde për Jude Bellingham.

‘Rossoneri’ do të shqyrtojnë mundësinë që të lëvizin për transferimin e Grealish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat