Luis Enrique nuk është më trajner i Spanjës.
Federata e Futbollit të Spanjës, sot zyrtarisht ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Enrique.
Shkarkimi i Enriques nga kreu i bankinës së Spanjës, vjen pas eliminimit të ‘Furisë së Kuqe’ nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Federata e futbollit spanjoll përmes një njoftimi, ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Enriquen dhe stafin e tij.