Arsenali duket se është i vendosur për të transferuar sulmuesin e AS Roma, Tammy Abraham.
‘Topçinjtë’ prej kohësh janë duke e monitoruar sulmuesin anglez. Arsenali sipas medieve britanike, është duke përshpejtuar interesimin për Abraham pas lëndimit të Gabriel Jesus.
Sulmuesi anglez thuhet se është i pakënaqur tek ‘romakët’, dhe ai mund të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij.
Ish-lojtari i Chelseas mund të transferohet në ‘Emiratës’ për çmimin rreth 43 milionë funte.