Skuadra e Milanit mund të bëjnë një lëvizje të befasishme për Xhek Grilish.
Ylli anglez, nuk ka gjetur veten më së miri te skuadra e Man. Siti dhe emri i tij ka nisur të lidhet me një largim të mundshëm.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Milan mund të bëjnë një lëvizje ‘shok’ për Grilishin në të ardhmen e afërt.
Man. Siti thuhet se janë të gatshëm të heqin dorë nga kartoni i Grilish, për të mbledhur fonde për Xhad Belingam.
‘Rossoneri’ do të shqyrtojnë mundësinë që të lëvizin për transferimin e Grilishit.