Fansja e çmendur e Lionel Messi, Miss Bum Bumi ka premtuar se do të bëjë një “super tatuazh” të ri nëse Argjentina fiton Kupën e Botës.
Modelja dhe prezantuesja televizive me origjinë braziliane, Suzy Cortez, është një super fanse e Messit dhe ndan rregullisht foto erotike në rrjetet e saj sociale duke pozuar me fanellat e tij.
Madje, ajo u bllokua nga fituesi shtatë herë i Topit të Artë pasi i dërgoi disa foto seksi.
Megjithatë, kjo nuk e ka zbehur dashurinë e saj për superyllin e PSG-së dhe tani ajo ka zbuluar planet për një tatuazh të ri nëse ai fiton Kupën e Botës së tij të parë në Katar.
Duke folur për Daily Star Sport, ajo shpjegoi: “Premtimi im është të bëj një super tatuazh dhe do të festoj fitoren në qytetin e Rosarios ku ka lindur Messi”.
Cortez ka zbuluar më parë se ajo ka aktualisht shtatë tatuazhe kushtuar lojtarit të Paris Saint-Germain, përfshirë një në zonën intime.