Prej kohësh flitet se francezi Benjamin Pavard nuk është i lumtur te Bayern Munih.
Sipas gazetarit Christian Falk, kampionët në fuqi të Gjermanisë, nuk do ta kenë problem që ta shesin francezin verën e ardhshme.
Kontrata e Pavard me ‘bavarezët’ skadon në fund të sezonit dhe mbrojtësi francez është i lidhur me largimin nga ‘Alianz Arena’.
Bayern Munich thuhet se ende e ka prioritet rinovimin me Pavard, por nëse lojtari kërkon largimin, atëherë gjiganti gjerman është i gatshëm të heq dorë nga francezi.