Sokol Cikalleshi ka shënuar sërish në miqësoren e Al Khalej në Arabi, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon para rifillimit të kampionatit.
Në testin e djeshëm ndaj një skuadre aziatike, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar në pjesën e dytë pas një goditjeje të bukur nga afërsia e zonës.
Ndeshja është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa ky ishte si test gjeneral për skuadrën e Cikalleshit në prag të rifillimit të kampionatit.
Më 15 dhjetor Al Khalej pret në shtëpi Al Feiha dhe sytë e skuadrës arabe janë nga shqiptari, që vjen pas gjashtë golave në miqësoret e deritanishme. Sulmuesi kuqezi është huazuar në Arabi nga klubi turk, Koniaspor, deri në fund të këtij sezoni.