Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Hakim Zijeh.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” lojtari ka një afeksion të veçantë me kuqezinjtë dhe e dëshiron transferimin në Itali.
Kuqezinjtë po mundohen ta shfrytëzojnë në maksimum këtë avantazh që u është dhënë. Ka ende kohë deri në janar dhe tratativat me Çelsin po vazhdojnë me ritëm të kënaqshëm.
Plani i kuqezinjve për transferimin e yllit të Marokut është për ta marrë në huazim 6-mujor me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Kostoja totale e operacionit llogaritet rreth 15 milionë euro.
Nga ana tjetër fantazisti i Çelsit është i gatshëm të ulë pagën vetëm që të transferohet në një klub ku mund të luajë rregullisht, me Çelsin që nuk ia mbyll derën, por ka pretendimet e veta.
Kufiri maksimal i pagës që Milani mund t’i ofrojë fantazistit është 4-4.5 milionë euro neto në sezon.