Kroacia me penallti rrëzon Brazilin! Livakoviq - trim i ndeshjes

Kroacia është gjysmfinalisti i parë, e pret fituesin e sfidës Argjentinë – Holandë.
Kroacia ka shënuar fitore me penallti, me rezultat 4:2 ndaj Brazilit.
Kroacinë e ka shpëtuar nga humbja në kohën e rregullt portieri i Dinamos së Zagrebit, Dominik Livakoviq.
Neymar, atëherë kur duhej, ka treguar mjeshtrin e tij, kaloi mbrojtjen kroate, kaloi portierin dhe nga afërsia e me goditje të fuqishme tund portën kroate, por kjo epërsi nuk zgjati shumë, tre minuta pa përfunduar ndeshja pas vazhdimeve Bruno Petkoviq ka barazuar rezultatin.
Në pjesën e parë disa raste qoftë të njërës palë qoftë të skuadrës tjetër, pro pa finalizim.
Në pjesën e dytë, Brazili ka humb një mori raste!
Në minutën e 55-të, Neymar pati mundësi për të shënuar por portieri Livakoviq edhe një herë ka treguar vlerat e tij.
Portieri Livakoviq në minutën e 66-të, ka shpëtuar gol të sigurt, ndal gjuajtjen nga afërsia të Lucas Paquetas.
Në minutën e 76-të, Neymar dështon nga një pozitë ideale, nuk mposhtet portieri Livakoviq.
Dominik Livakoviq ndal edhe goditjen e Lucas Paqueta në minutën e 80-të.
Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Militao nga 13-14 metra gjuan jashtë shtyllës së majtë.
Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Në kohën shtesë, në minutën e 103-të, Brozoviç ka lëshuar një rast shumë të mirë, nga 15 metra gjuan mbi portën e Brazilit.
Në minutën e 105-të, Neymar - mjeshtër i golit. Ai kaloi mbrojtjen, kaloi edhe portierin Livakoviq dhe me goditje të fortë nga afërsia, 0:1.
Në minutën e 117-të, zëvendësuesi Bruno Petkoviq, nga rreth 15 metra, me goditje befasuese ka barazuar rezultatin 1:1.
Kroacia ka triumfuar me penallti me rezultat 4:2 ndaj Brazilit.
Për Kroacinë nga penalltitë kanë shënuar: Vllashiq, Majer, Modriç, Orshiç dhe për Brazilin realizuan: Casemiro, Pedro, dështuan Rodrygo e Neymar.
Livakoviq e ka pritur penalltinë Rodrygos, trim i ndeshjes.
Brazili eliminohet nga Kampionati Botëror.
Kroacia - Brazili 1:1 – 4:2 me penallti
Stadiumi "Education City", Al Rayyan.
Shikues: 43.893.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Petkoviq (117') - Neymar (105').
Kartona të verdhë: Brozoviq, Petkoviq - Danilo, Casemiro, Marquinhos.
Kroacia: Livakoviq; Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa (Budimir 110'); Kovaçiç (Majer 106'), Brozoviq (Orshiç 114'), Modriç; Pashaliq (Vllashiq 72'), Kramariç (Petkoviq 72'), Perishiç;
Brazili: Alisson; Militao (Alex Sandro 106’, Marquinhos, Silva, Danilo; Casemiro, Paqueta (Fred 106'); Raphinha (Antony 56'), Neymar Jr, Vinicius Jr (Rodrygo 64'); Richarlison (Pedro 84').