Gonçalo Ramos është bërë menjëherë personazh i rëndësishëm në Europë pas tripletës së tij me Portugalinë kundër Zvicrës.
Përveç se realizoi tripletën e parë në një Botëror pas 32 vitesh, sulmuesi i Benfikës ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Europës.
Gazeta italiane “Tuttosport” ka raportuar se për shërbimet e tij ka shfaqur interes Juventusi në Serinë A.
Por edhe klube të tjera, veçanërisht në Angli janë gati të trokasin në derën e Benfikës.