Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, i gëzohet kualifikimit të kombëtares së Kroacisë.
Kroatët shënuan fitore me penallti, me rezultat 4:2 ndaj Brazilit, pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, 1:1.
Shala shpërthen nga gëzimi, kur Bruno Petkoviq ka shënuar golin e barazimit duke shkruar në profilin e tij në facebook: “Ju lumtë Kroaci, urime.
Jaaaaaaaaa, Bruno, Bruno”.
Kroacia kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.