Llapi nesër (e shtune) zhvillon një ndeshje testuese në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Kësaj here, Llapi do ta ketë përballë skuadrën e vet të juniorëve.
Juniorët e Llapit u shpallën nënkampion vjeshtor të Superligës U19.
Do të jetë kjo një mundësi e mirë për t’i parë aftësitë e futbollistëve të rinj llapjanë.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
Nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti” do ta zhvillojmë një ndeshje testuese ku përball ekipit senior do ta kemi ekipin e juniorëve tanë të cilët u shpallën nënkampion vjeshtor të Superligës U-19.
Kjo ndeshje fillon nga ora 13:00 dhe do të jetë një mundësi e mirë për ta parë një ndeshje rivalizuese të juniorëve tanë përball seniorëve.