Futbollisti Qlirim Avdulli përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin e tij nga FC Malisheva.
Mbrojtësi i majtë u transferua te Malisheva gjatë afatit kalimtar veror.
Avdulli ka falënderuar klubin, futbollistët dhe trajnerët Arsim Thaqi dhe Arsim Tershani.
“Permes ketij postimi dua te ju njoftoj se me nuk jam pjese e FC. Malisheves, per keto 6 muaj falenderoj kryesine e klubit, lojtaret dhe dy trajnerat Arsim Thaqi dhe Arsim Tershani”, ka shkruar Avdulli.
Gjatë këtij edicioni, 23-vjeçari ka zhvilluar vetëm pesë ndeshjes me fanellën e Malishevës.