Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, ka hyrë në një rreth të ngushtë trajnerësh, ku bëjnë pjesë emra të rëndësishëm si italiani Pozzo apo gjermani Beckenbauer, të cilët kanë arritur të kualifikohen në dy gjysmëfinale radhazi të një Botërori.
Daliç ishte trajner i përfaqësueses ballkanase katër vjet më parë në Rusi, ku arriti rezultatin më të mirë në historinë e shkurtër të Kroacisë, finalen e humbur kundër Francës.
Vittorio Pozzo, para Luftës së Dytë Botërore, udhëhoqi Italinë drejt titullit në 1934 dhe 1938. Përveç italianit ishin kualifikuar në dy gjysmëfinale radhazi Carlos Bilardo me Argjentinën (1986-1990) dhe Franz Beckenbauer me Gjermaninë (1986-1990) dhe më pas një tjetër gjerman:
Joachim Low (2010-2014). Më mirë se ata ka bërë vetëm Helmut Schon, sërish gjerman, që u kualifikua në tri gjysmëfinale me Gjermaninë e atëhershme Perëndimore (1966-1970-1974). Një rekord që Dalic mund ta arrijë nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Kroacisë..