Maroku do të luajë sot pasdite përballë Portugalisë takimin e vlefshëm për çerekfinalet e kampionatit botëror.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Al Thumama” në Doha me një kapacitet prej 44 mijë vendesh.
Për “Luanët e Atltaseve” ky është një takim me historinë, pasi mund të bëhet e para skuadër afrikane që mbërrin në gjysmëfinale në rast suksesi. Ndaj mbështetja nga tifozët pritet të jetë maksimale.
Marokenët pritet të jenë shumë më të shumtë se portugezët në stadium.
Mediat marokene kanë raportuar se qeveria e këtij vendi, federata dhe “Air Maroc” kanë planifikuar fluturime speciale drejt Dohas për tifozët që do të shkojnë për të mbështetur skuadrën e drejtuar nga Valid Regragui.