Ka nisur ceremonia e hapjes së projektit “Ekipet Sportive Shkollore” e organizuar nga KOKSH.
Mijëra nxënës, pjesëmarrës i janë bashkuar projektit teksa kanë “pushtuar” stadiumin “Air Albania”.
Këtë vit në Shqipëri mori jetë projekti për formalizimin e sportit shkollor, projekt që përfshin tri nivelet e arsimit, duke nisur nga ai 9-vjeçar, për të vijuar me gjimnazet dhe universitetet. Janë plot 5 milionë dollarë të akorduara nga qeveria, para që kalojnë nga Komitetit Olimpik si menaxhues i projektit.
KOKSH ka njoftuar se në projektin “Ekipet Sportive Shkollore” janë përfshirë 10 mijë nxënës, 22 mijë pjesëmarrës, 700 skuadra të shpërndara në 61 bashki të vendit dhe 350 trajnerë.