Mbrëmë, Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në futboll.
Kroatët e eliminuar Brazilin, duke e mposhtur me penallti me rezultat 4:2 dhe tani për rival e kanë Argjentinën e Messit.
Ish trajneri i famshëm i gjeneratës së artët të Prishtinës së Fadil Vokrrit në vitin 1985, Mirosllav Çiro Bllazheviq, është krenar me djelmoshat kroat.
“Nuk ndihem mirë, por një falënderim i madh për Kroacinë. Ma zgjatën jetën...”, ka thënë mes të tjera Blazheviq, transmeton mediumi kroat “24 sata”.
Kroati Bllazheviq ka kohë që vuan nga sëmundja e kancerit dhe nuk është mirë me shendet.