“Më duket se është e gjitha një makth, nuk mund ta besoj atë që ndodhi: kjo është një disfatë që do të rëndojë për një kohë të gjatë, është shumë e trishtueshme”.
Kështu u shpreh Neymar, dukshëm zemërthyer pas disfatës me Kroacinë. Sulmuesi i PSG-së doli mes lotësh nga fusha, pasi pa t’i shuhej sërish ëndrra për fituar Botërorin.
“Në futboll, dhe jo vetëm, kjo ndodh. Dua të falënderoj popullin brazilian për dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Tani nuk dua të them nëse ka ndonjë fajtor.”
A do të luajë ende për kombëtaren? A do të ketë një Botëror tjetër për Neymarin?
“Dua të marr pak kohë për të reflektuar, për të menduar për “Seleçaon” dhe çfarë dua për veten time. Nuk po i mbyll dyert, por as nuk mund të them që do të kthehem 100%.”.