Shumë legjenda të futbollit ndoqën nga afër ndeshjen mes Brazilit dhe Kroacisë.
Përtej figurave të shquara nga Brazili, në tribunë gjendej edhe Dejan Saviçeviq.
Ky i fundit e ka paragjykuar lojën e Petkoviq përpara kohe duke thënë: “Po ku e keni gjetur këtë lojtar? Ai nuk është për asgjë”.
Por si për ironi të fatit, ishte pikërisht ky futbollist që tundi rrjetën e Brazilit në minutën e 117-t dhe e dërgoi ndeshjen në ruletën ruse.
Megjithatë, Saviçeviq nuk dorëzohej nga mendimi i tij dhe kishte sërish diçka për të thënë: “Edhe një lopë po të fusje do të shënonte gol tani”..