Për mikrofonat e shtypit argjentinas, Lautaro Martinez foli për momentin në të cilin mori vendimin për të marrë përsipër penalltinë e fundit, ku realizimi i saj e çoi Argjentinën në gjysmëfinale kundër Kroacisë.
“Nuk më takonte mua, por i thashë trajnerit që doja të gjuaja dhe më dhanë penalltinë e pestë.
Jam i lumtur sepse mora përsipër penalltinë përfundimtare dhe më ndihmoi të shkoja në gjysmëfinale, gjë që e donim me patjetër.
Këtë ia kushtoj familjes sime në tribunë, gruas time, prindërve të mi, vëllezërve dhe të gjithë kombit argjentinas”, është shprehur “El Toro”.