Fitore me pesë yje e Dinamos

Futboll

Fitore me pesë yje e Dinamos

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
Fitore me pesë yje e Dinamos

Dinamo mori një fitore të madhe 5-0 ndaj Lushnjes.

Blutë e Kryeqytetit nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim suksesin teksa ai që shkëlqeu mbi të tjerët ishte Denisson që shënoi një dygolësh në minutat 11 dhe 40, ndërsa për ta bërë edhe më tërheqës pjesën e parë mendoi Prodani që trefishoi në të 42-tën.

Në këtë formë, në fraksionin e dytë Dinamo kishte detyrën për të menaxhaur avantazhin, megjithatë dëshira e madhe për të shënuar, solli edhe dy gola të tjerë për kryeqytetasit me autorë Samake (’82) dhe Danaj (’84).

Përfundimisht sfida u mbyll me rezultatin 5-0, me Dinamon që rikthehet në krye të klasifikimit me 24 pikë, por që duhet theksuar se ka një ndeshje më shumë se Flamurtari i vendit të dytë me 21 pikë. Nga ana tjetër, Lushnja vijon ecurinë negative dhe mbetet në vendin e 13-të me 9 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat