Maroku kualifikohet në gjysmëfinale
Maroku ka shkruar historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në futboll.
Marokenët kanë shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Portugalisë.
Cristiano Ronaldo u fut në lojë në minutën e 51-të por pa efekt që të përmbysin rezultatin e rivalit.
Në minutën e 31-të, Felix që i shkon pranë golit, lojtari i Atletico Madrid godet portën me topin që devijohet dhe për fatin e Marokut dhe të portierit Bono prek vetëm rrjetën e jashtme.
Në minutën e 42-të, shokohet Portugalia. Youssef En Nesyri kërceu më së larti, godet me kokë topin dhe futet në rrjetën e majtë të portugezëve.
Bruno Fernandes (Portugali) nga 16-17 metra, anash 16-shit, dërgon një projektil por tërthorësja shpëton Maroku në minutën e 45-të.
Yahya Attiat-Allah (Marok) në minutën e 45+2, pati mundësi ideale por ngutet dhe godet jashtë shtyllës së djathtë.
Në minutën e 58-të, Goncalo Ramos me kokë godet jashtë portës.
Joao Felix i pafat në minutën e 83-të, godet nga 16 metra por portieri Bono reagon për mrekulli duke shpëtuar portën e tij.
Në minutën e fundit, Ronaldo ka lëshuar një mundësi të mirë por portieri Bono edhe një herë ka treguar cilësitë e tija.
Në minutën e 90+3' Maroku mbetet me një lojtar me pak, Cheddira ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, por as kjo nuk e ndihmoi kampionin e Evropës në vitin 2016.
Në minutën e 90+6, Zakaria Aboukhlal i Marokut vetëm me portier por gjuan drejt në trup të tij.
Në minutën e 90+7, Pepe dështon nga rasti i qind për qindtë, godet me kokë jashtë portës.
Maroku me meritë kualifikohet, ku e pret fituesin e përballjes së sotme (Angli - Francë, në orën 20.00).
Maroku - Portugalia 1:0
Shënues: En Nesyri (42').
Kartona të verdhë: Dari - Vitinha..
Kartoni i kuq: Cheddira.
Maroku: Bono, Hakimi, Attiat-Allah, Saiss (Dari 57'), Amallah (Cheddira 65'), Amrabat, El Yamiq, Ounahi, Ziyech (Aboukhlal 81'), Boufal, (Jabrane 82') En Nesyri (Benoun 65').
Portugalia: Costa, Dalot (Horta 79'), Dias, Pepe, Guerreiro (Cancelo 51'), Neves (Ronaldo 51'), Otavio (Vitinha 69'), Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Goncalo Ramos (Leao 69'), Joao Felix.