Dumfries flet për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen kundër Argjentinës

Futboll

Dumfries flet për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen kundër Argjentinës

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:43
Dumfries flet për kartonin e kuq

Denzel Dumfries ka deklaruar se kishte një arsye pse e shtyu atë të ndëshkohej me karton të kuq.

Mbrojtësi i Interit mori karton të kuq në ndeshjen çerekfinale Holandë – Argjentinë në Kupën e Botës “Katar 2022”, e cila ishte mjaft e tensionuar.

Reprezentuesi holandez mori dy kartonë të verdhë gjatë ekzekutimit të penalltive, pasi provokoi futbollistët argjentinas përpara se ata të merrnin topin për të gjuajtur nga pika e bardhë.

Dumfries nuk donte të shpjegonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur.

Ai për “Voetbal International” tha: “Ju përpiqeni të provokoni njëri-tjetrin. Unë isha i zënë vetë…

Ju përpiqeni të bëni gjithçka. Ata gjithashtu. Nuk më pëlqen të drejtoj gishtin te lojtarët e tjerë, por unë kisha arsyet e mia. Nuk e di nëse është e zgjuar… Ndodhi diçka që më bëri të reagoj”, tha mbrojtësi i krahut të djathtë.

Ndryshe, Holanda pësoi humbje nga Argjentina në penallti, me argjentinasit që siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat