Milani ende në “gjumë” për Ziyech

Futboll

Milani ende në “gjumë” për Ziyech

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Hakim Ziyech.

Milani duket se ka rënë në gjumë dimëror në raport me sulmuesin e Chelseat dhe Marokut, Hakim Ziyech.

Ndonëse u përfol shumë gjatë verës për një kalim të marokienit në “San Siro”, “Rossonerët” nuk kanë lëvizur fare në këtë aspekt.

E ardhmja e lojtarit është ende e paqartë, njëjtë sikurse arsyeja e kësaj neglizhence të “kuqezinjve”.

Se a do të kalojë diku tjetër apo do të qëndrojë në Londër, te Chelsea, do të merret vesh pas Kupës së Botës – aty ku Maroku po shkëlqen dhe ka mbërritur deri në çerekfinale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat