Brazili ëndërron “misionin e pamundur” Guardiola

Futboll

Brazili ëndërron “misionin e pamundur” Guardiola

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Brazili ëndërron “misionin e pamundur” Guardiola

Pas gjashtë vitesh dhe dy zhgënjimesh në kampionatin botëror, cikli i Tite me Brazilin ka përfunduar.

Trajneri, në krye që nga viti 2016 me gëzimin e Kupës së Amerikës në 2019, konfirmoi vendimin për t'u larguar pas eliminimit ndaj Kroacisë me penallti në Katar. “Zgjedhje e bërë më shumë se një vit e gjysmë më parë”, komenti i trajnerit më jetëgjatë në krye të verdheartëve. Tani është koha për të kërkuar një zëvendësues dhe ëndrra e federatës braziliane dhe e një popullate të tërë ka një emër dhe një mbiemër: Pep Guardiola.

Mision thuajse i pamundur sepse trajneri spanjoll sapo ka rinovuar me Manchester City deri në vitin 2025 dhe ka një pagë tepër të lartë për arkat e federatës braziliane, më shumë se 20 milionë euro. Verdheartët bënë muaj më parë një sondazh me shpikësin e tiki taka, por gjithçka ngeci për shkak të tarifës, në fakt.

Guardiola i cili është i destinuar të mbetet një ëndërr dhe emrat e mundshëm për të zëvendësuar Tite janë të ndryshëm. Sigurisht që nevojitet një profil i nivelit për të rifilluar një lëvizje të tërë që nuk e ka fituar Kupën e Botës që nga viti 2002.

Ato variojnë nga Abel Ferreira te Jorge Jesus, duke kaluar nga Dorival Juniors, Fernando Diniz, Renato Gaucho, Cuca, Rogerio Ceni, Mano Menezes (do të ishte një rikthim) dhe Jorge Sampaoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat