AC Milan insiston që të transferojë sulmuesin shqiptar të Chelseas, Armando Brojën.
‘Rossonerët’ sipas medieve italiane, janë të prirur që të arrijnë marrëveshje të njëjtë me Brojën sikurse me Fikayo Tomori që transferuan nga Chelsea në ‘San Siro’.
Kampionët në fuqi të Italisë, dëshirojnë ta marrë Broja në huazim qysh në janar me opsion të blerjes së plotë të kartonit në fund të këtij sezoni.
Ndryshe, ‘Blutë’ e Londrës mund të hezitojnë pasi në fillim të këtij sezoni firmon kontratën afatgjatë me sulmuesin shqiptar.
Megjithatë, siç raportohet, Milani dhe Chelsea janë duke vazhduar bisedimet për transferimin e mundshëm te Brojës në skuadrën e Stefano Piolit..