Trajneri i Kroacisë thotë se nuk ka arsye për tu frikësuar nga Messi

Futboll

Trajneri i Kroacisë thotë se nuk ka arsye për tu frikësuar nga Messi

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:20
Zlatko Dalic

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic këmbëngul se skuadra e tij nuk do të ketë arsye për të pasur frikë nga Lionel Messi në gjysmëfinale të Kupës së Botës, nëse ata përsërisin qasjen mbrojtëse kundër Brazilit, që e kufizoi ndikimin e Neymarit në ndeshje.

Një fitore 4:2 në penallti ndaj Brazilit pas një barazimi 1:1 pas vazhdimeve në stadiumin “Education City” i siguroi Kroacisë paraqitje të njëpasnjëshme në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Neymar i dha epërsinë Brazilit në pjesën e parë të vazhdimeve, përpara se goditja e devijuar e Bruno Petkovic ta çonte lojën në penallti. Por, ylli i Paris Saint-Germain, përveç golit, dështoi që ta thyente mbrojtjen e çeliktë të Kroacisë.

Jeta nuk do të bëhet shumë më e lehtë për Kroacinë në ndeshjen e saj të ardhshme, pasi përballet me Messin dhe Argjentinën, megjithëse Dalic është i sigurt në aftësinë e tyre për ta mbajtur atë të qetë.

“Ne duhet të ruhemi nga Messi, por jo në stilin lojtar-për-lojtar, pasi nuk e bëmë këtë në takimin tonë të fundit. Ne e dimë se sa vrapon, sa i pëlqen të luajë me topin në këmbë dhe çelësi i fazës sonë mbrojtëse do të jetë disiplina”, tha Dalic.

“Nëse e përsëritim të njëjtën gjë sikur ndaj Brazilit, që është për ta mbajtur atë afër nesh, për t’i qëndruar afër lojtarit, atëherë nuk kemi asgjë për tu frikësuar”, shtoi më tej trajneri i Kroacisë.

Pas eliminimit të Brazilit, Kroacia vazhdon të ketë teste të vështira në këtë Botëror, ku tani në gjysmëfinale do të përballet me Kombëtaren e Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat