Deschamps: Marokun e marrim shumë seriozisht

Futboll

Deschamps: Marokun e marrim shumë seriozisht

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 23:20
Deschamps

Didier Deschamps, trajneri i Francës, po shijon kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës edhe pse menjë skuadër që udhëtoi drejt Katarit me mungesa të shumta.

“Vërtet u përballëm me një Angli të shkëlqyer për atë që ata janë të aftë të bëjnë, atletikisht dhe teknikisht.

Por ne u përgjigjëm. Është e mrekullueshme të jesh ende në gjendje të arrish në gjysmëfinale dhe sonte duam ta shijojmë. Ka shumë cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet shumë të fortë”.

Për kundërshtarin e radhës, Deschamps tregon respekt maksimal.

“Maroku meriton gjithë respektin tonë. Ndoshta nuk ishin pjesë e skuadrave që prisnim deri tani, por do t’i marrim shumë seriozisht”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat