Skuadra shqiptare Kosova Dusseldorf kërkon t’i rikthehet fitoreve në Bezirksliga.
Kosova pas një barazimi dhe një humbje, pretendon t’i rikthehet ecurisë së fitoreve.
Djelmoshat kuqezi janë të përgatitur për takimin e nesërm ndaj SG Rommerskirchen-Gilbach.
“Ndeshja e 17 e këtij sezoni na pret kundër SG Rommerskirchen-Gilbach ku në ndeshjen e parë kundër kësaj ekipe kemi humbur me rezultat 3;5, mirëpo djelmoshat tanë janë optimist për 3 pikët e radhës qe t’u kthehemi rezultateve pozitive në Bezirksliga
Andaj ju ftojmë të gjithëve që të jeni në përkrahje të ekipit tonë si çdoherë
Me fillim nga ora 14:15
Adresa: Gorchheimer Weg 10, 41569 Rommerskirchen”, njofton FC Kosova.