Skuadra e Besës nga Dobërdolli i Gostivarit me fitore e mbylli sezonin vjeshtor në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut, pasi e mposhti Lokomotivën me rezultat 2-0.
Golat e këtij triumfi i shënoi Genc Gashi.
Me këtë fitore skuadra e Besës e përfundon sezonin vjeshtor në vendin e shtatë me 21 pikë.
Nga nesër KF Besa shkon në pushim të merituar, ndërsa kthimi në stërvitje është caktuar për në janar të vitit 2023.
KF B Besa uron të gjithë në klub për suksesin vjeshtor, përfshirë edhe ata që e kanë mbështetur klubin.