Voska Sport fiton me goleadë kundër Borecit!
Futbollistët e Voska Sport kanë deklasuar fenerxhiun e ligës së dytë të Maqedonië së Veriut, Borecin nga Velesi, me rezultat tenistik prej 6-0.
Golat për skuadrën ambicioze nga Ohri i shënuan: Behar Feta (2), Vahit Murati (2), ndërsa nga një gol e shënuan: Ilas Cilafi e Xhemil Jahiji.
Pas këtij triumfi, Voska Sport e mbyll sezonin vjeshtor me 34 pikë, duke u renditur në vendin e tretë, menjëherë pas Vardarit me 36 pikë, kurse lider është Gostivari me 37 pikë.