Lideri Gostivari ka shënuar fitore të bindshme në teren të vet kundër Karaormanit me rezultat 5:1.
Vendasit ishin favorit duke mos lejuar ndonjë sensacion dhe mbetet në vendin e parë të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut.
Filip Petkovski ishte autor i dy golave, kurse nga një e shënuan Tanushev, Velinov deh Muarem. Për mysafirët realizoi Loga.
Gostivari e përfundon sezonin vjeshtor si kampion me 37 pikë, para Vardarit 36, kurse Voska Sport ka 34 pikë.
Pasojnë Pelisteri me 30 pikë, Detonit Plackovica 29. Ndërsa më pas vijnë; Ohrid 26, Bellasica 21, Besa 21, Karaormani 20, Arsimi 19, Kozhuv 17, Lokomotiva Pehcevo 14, Sasa 13, Sloga Vinica 10, Teteks 7 dhe Borec zero pikë.